Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministeriali i Taorminës/Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar në kuadër të këtij përvjetori, ku bashkë me homologë nga vende anëtare dhe kandidate për BE diskutoi rreth trajektores së BE-së, si dhe sfidave dhe perspektivave në një kontekst të ri gjeopolitik. Në fjalën e tij, Ministri Igli Hasani nënvizoi se kjo datë nuk duhet vetëm...