Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Minimatura testohet sot në provimin e matematikës
Minimaturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të lëndës së Matemtikës. Për rreth 28 mijë minimaturantë, provimi do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30. Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj. Ndërkohë më 30 qershor 2025, nxënësit e klasave të nënta pritet të rezlizojnë edhe provimin e gjuhës së huaj.