Miniç nuk kursehet; Serbia po luan me zjarrin, Kosova në qendër të krizës

Miniç nuk kursehet; Serbia po luan me zjarrin, Kosova në qendër të krizës

Dialogu Kosovë-Serbi mbetet i ngrirë, marrëveshjet nuk po zbatohen, ndërsa tensionet politike në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të rriten. Ekspertja për çështjet evropiane dhe marrëdhëniet rajonale, Jelica Miniç, në një intervistë për RTK-në, thotë se politika e Beogradit po ndikon negativisht në stabilitetin e rajonit. Sipas saj, Serbia po përpiqet të ruajë njëkohësisht marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa nuk ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me shumicën e fqinjëve. Miniç veçon tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, ndikimin e Beogradit në zhvillimet politike në Mal të Zi, si dhe rolin e Serbisë dhe Kroacisë në tensionet brenda Bosnjë e Hercegovinës. Ajo paralajmëron se përplasjet me fqinjët mund të dëmtojnë edhe komunitetet serbe që jetojnë jashtë Serbisë. Por shqetësimi kryesor, sipas Miniç, mbetet...