No Image Available

Mina detare në Hormuz? Cisterna nafte përfshihet nga flakët

Një cisternë nafte është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pas dyshimeve se ka goditur një minë detare. Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit dhe është raportuar nga transmetuesi shtetëror IRIB. Më herët, autoritetet iraniane njoftuan se dy cisterna nafte ndodheshin në flakë, pasi dyshohet se kishin goditur mina detare gjatë përpjekjeve për të kaluar nëpër ngushticë. Sipas Gardës Revolucionare, anijet po përdornin rrugë që Teherani i konsideron të paautorizuara. Irani pretendon se ushtron kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për tregtinë globale të energjisë. Përpara nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt, përmes kësaj rruge kalonte rreth një e pesta e eksporteve botërore të naftës. Që prej fillimit të luftës,...