No Image Available

“Diçka parakaloi F-22 me trefishin e shpejtësisë”/ Trump ka parë UFO-t

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar për herë të parë drejtpërdrejt dëshmitë e pilotëve ushtarakë për objekte fluturuese të paidentifikuara, duke zbuluar një episod të pazakontë që, sipas rrëfimeve të marra në Shtëpinë e Bardhë, ka përfshirë edhe avionë luftarakë F-22. Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CBS, Trump tregoi se disa pilotë amerikanë i kanë raportuar për objekte misterioze që kryenin lëvizje të vështira për t’u shpjeguar. Presidenti u shpreh se nuk është i bindur për teoritë mbi jashtëtokësorët, por theksoi se i merr seriozisht dëshmitë e pilotëve. Një prej episodeve që përmendi lidhet me një objekt në formë sfere, i cili, sipas pilotëve, ka kaluar pranë avionëve të tyre me një shpejtësi shumë më të madhe. Trump pretendoi se objekti lëvizte...