No Image Available

Mesazh i drejtpërdrejtë për Serbinë, Rama: Kosova shtet i pavarur…

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Kosovën gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, ku u ndal te marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe raporti i Serbisë me realitetin e pavarësisë së Kosovës. Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend paqedashës dhe se angazhimi për nxitjen e paqes mbetet pjesë e politikës së saj. Duke iu referuar marrëdhënieve me vendet fqinje, ai tha se ato janë një realitet gjeografik që nuk mund të ndryshohet, ndaj kërkohet bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Kryeministri u ndal veçanërisht te raporti mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke vënë në dukje se zhvillimet në këtë drejtim nuk kanë shënuar përmirësimin e pritur. Sa i përket Kosovës, Rama e cilësoi atë si...