Rama nga Parisi: Sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni

Rama nga Parisi: Sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni

Kryeministri Edi Rama ka folur për historinë politike të Shqipërisë dhe orientimin e saj drejt Bashkimit Evropian, gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes. Bashkëbisedimi u përqendrua te zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e brezit të ri. Rama theksoi se Shqipëria ka një histori të ndryshme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe as e bllokut lindor në të njëjtën mënyrë si shtetet e tjera të rajonit. Ai kujtoi shkëputjen e Shqipërisë nga blloku lindor në vitet ’60 dhe afrimin e mëvonshëm me Kinën, duke e përshkruar periudhën e izolimit si një përvojë që e veçon vendin nga historia e fqinjëve. Kryeministri përdori edhe një përshkrim të fortë...