“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka dënuar ashpër sulmet e pretenduara të lëvizjes së armatosur Houthi ndaj Mekës, duke e cilësuar grupin jemenas si “milici terroriste”. Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje të kabinetit saudit të martën dhe, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA), përbën një ndërhyrje të rrallë të drejtpërdrejtë të monarkut në zhvillimet aktuale të sigurisë. Sipas autoriteteve saudite, Houthit kanë tentuar në mënyrë të përsëritur të godasin territorin saudit, përfshirë qytetin e shenjtë të Mekës. Javën e kaluar, Arabia Saudite deklaroi se kishte interceptuar një dron të nisur në drejtim të Mekës. Lëvizja Houthi e mohoi fuqishëm këtë akuzë, ndërsa lideri i saj, Abdel-Malik al-Houthi, i cilësoi pretendimet saudite si “një gënjeshtër të rëndë”. Meka është vendi ku...