Milan luan vetëm 65 minuta. Kuqezinjtë fitojnë ndaj Atalantës, por rrezikojnë shumë në fund (video)

Milan luan vetëm 65 minuta. Kuqezinjtë fitojnë ndaj Atalantës, por rrezikojnë shumë në fund (video)

Milan ka mundur 3-2 Atalantën, në sfidën e javës së shtatë në Serie A, e cila u luajt në “San Siro”. Christian Pulisic gjen fillimisht golin në minutën e 13-të, por anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të, njëri nga lojtarët e Atalantës prek topin me dorë brenda zonës. Pas ndërhyrjes së vAR dhe rishikimit të pamjeve në ekran, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Goncalo Ramos, topi përfundon në rrjetë. Milan në avantazh 1-0. Në minutën e 43-të, erdhi goli i dytë i kuqezinjve. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Diego Moreira, ishte Adrien Rabiot që dërgoi topin në rrjetë me një goditje qendrore. Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga kuqezinjtë,...