Milan humb gjurmët ndaj kreut, kuqezinjtë nuk marrin dot më shumë se një pikë ndaj Sassuolo (video)

Milan humb gjurmët ndaj kreut, kuqezinjtë nuk marrin dot më shumë se një pikë ndaj Sassuolo (video)

11 Tetor 2026 20:00 Telesport Milan ka hedhur një tjetër hap fals në Serie A, pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Sassuolo, në javën e gjashtë në Serie A. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pati vetëm dy raste të rrezikshme nga kuqezinjtë në fund të saj, me Goncalo Ramos dhe Strahinja Pavlovic, por në të dyja rastet, Aro Muric u tregua i vëmendshëm me pritjet e tij. Sfida në Reggio Emilia u zhbllokua në minutën e 63-të, ku pas një aksioni të bukur të kuqezinjve dhe kombinimit me Luka Modric, ishte Adrien Rabiot që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 68-të me...