Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik
Foto ilustruese PRISHTINË- Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të rëndësishëm ligjor: certifikatën e përdorimit. Kjo mungesë, që prek mbi 85 për qind të ndërtimeve të larta, i lë banorët në pasiguri juridike. Që pesë vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-anëtarëshe jetojnë në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Rruga B në Prishtinë, por, as sot e kësaj dite, ai nuk është pronar ligjor i saj. Shala e ka blerë banesën në fillim të vitit 2020 për rreth 80 mijë euro dhe ka nënshkruar kontratën...