Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mijëra hotele në Evropë do të padisin Booking.com për “abuzim”
Një padia kolektive kundër Booking.com është nisur nga më shumë se 10,000 hotele evropiane, të cilat akuzojnë platformën e njohur të rezervimeve online për praktika abuzive që kanë dëmtuar tregun për më shumë se 20 vjet. Shoqata Evropiane e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve (Hotrec), që përfaqëson sektorin në BE dhe ka nisur këtë proces ligjor, ka shtyrë afatin për t’u bashkuar me padinë deri më 29 gusht për shkak të interesit të madh. Padia mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hotelerie, përfshirë edhe atë britanike, dhe pritet të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e turizmit evropian. Sipas Hotrec, Booking.com ka përdorur gjatë këtyre viteve klauzola të paligjshme “çmimi më i mirë” (best price), duke detyruar hotelet të mos ofrojnë çmime më të...