Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike
Pas rreth dy muajsh nga fatkeqësia e ndodhur në minierën e kromit në Katjel ku një punonjës humbi jetën, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që të revokojë lejen nën argumentin e kushteve teknike të rënduara.Në një dokument të firmosur në fillim të këtij muaji port ë bërë publik këto ditë ministria argumenton arsyet e këtij vendimi.“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, me anë të shkresës Nr. 850 prot. AKSEM, datë 09.06.2025, protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me Nr. 4146 Prot., datë 09.06.2025, është propozuar revokimi i Lejes Minerare të Shfrytëzimit Nr. 1335, datë 15.04.2009,...