Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në bodrume dhe konsideroheshin lodra për të pasurit. Ka kaluar vetëm gjysmë shekulli që atëherë. Në prill 2025, Microsofti mbushi 50 vjet. Në vitet e para të Microsoft-it, Bill Gates punonte me altoparlantë të mëdhenj që ushtonin tingujt e grupeve muzikore si Led Zeppelin, Creedence dhe Grand Funk, që ishin në modë asokohe. I dhënë pas punës, Gates shpesh flinte në divanin e zyrës dhe punësonte vetëm njerëz që ishin të gatshëm të punonin 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Në një kompani ku punëtori më i vjetër [bashkëthemeluesi Paul Allen] ishte vetëm 25 vjeç, motoja ishte: “Mos i beso...