Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mianmari heq gjendjen e jashtëzakonshme pas katër vitesh sundimi ushtarak – përgatit terrenin për zgjedhje të diskutueshme në dhjetor
Pas më shumë se katër vitesh sundim ushtarak që nisi me përmbysjen e qeverisë së Aung San Suu Kyi në shkurt 2021, junta ushtarake e Mianmarit shpalli të enjten përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Masa vjen si pjesë e një ristrukturimi të thellë të strukturave administrative në funksion të zgjedhjeve të planifikuara për në dhjetor, të cilat ende nuk kanë një datë të caktuar. Pavarësisht përfundimit të formës zyrtare të emergjencës, analistët vërejnë se udhëheqësi ushtarak Min Aung Hlaing ruan kontrollin kryesor përmes roleve të reja, përfshirë atë të presidentit të përkohshëm dhe drejtuesit të Komisionit të ri...