Mevlan Shanaj denoncon Ilir Butkën: Keni parë ndonjë film të këtij regjisori? Në art mbeten veprat, jo postet

Mevlan Shanaj denoncon Ilir Butkën: Keni parë ndonjë film të këtij regjisori? Në art mbeten veprat, jo postet

Regjisori Mevlan Shanaj ka denoncuar regjisorin Ilir Butka, pas reagimeve të këtij të fundit në rrjetet sociale. Shanaj e ka titulluar reagimin e tij “Fuçia bosh që zhurmon në kalldrëm” dhe e ka zhvendosur debatin te veprat artistike të Ilir Butkës. Në fillim, Shanaj u bën thirrje mediave që të verifikojnë informacionin përpara se të përdorin cilësime profesionale për persona të caktuar. “Verifikoni faktet. Kjo është detyra e standardit më minimal profesional të mediave. Njihni ndonjë film të këtij njeriu?”, shkruan Shanaj. Ai ngre më pas disa pyetje të drejtpërdrejta për Butkën: “Çfarë kemi realisht nga Ilir Butka si regjisor, si aktor, si producent, si krijues? Ku janë veprat? Cilët janë filmat që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare?”. Shanaj thotë se në art janë...