Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Meta “teston” europianët! Kompania që ka Instagram dhe Facebook, nis trajnimin e “AI” me përmbajtje publike
Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp, ka njoftuar se ka filluar të trajnojë modelet e saj të inteligjencës artificiale duke përdorur përmbajtje publike nga përdoruesit e saj në Bashkimin Evropian. Kjo nismë vjen në vazhdën e lançimit të “Meta AI” në Evropë dhe synon të përmirësojë ndërveprimin e asistentit dixhital me kulturat, gjuhët dhe traditat e ndryshme të kontinentit. Sipas njoftimit të kompanisë, trajnimi do të përfshijë postimet dhe komentet publike të përdoruesve të rritur, ndërsa përmbajtja private – si mesazhet – dhe çdo përmbajtje nga përdorues nën moshën 18 vjeç do të përjashtohet nga procesi. Megjithatë, sipas kompanisë, të gjithë përdoruesit kanë të drejtën për ta refuzuar pjesëmarrjen. Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit me banim në vendet e BE-së do...