Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Meta reagon nga qelia pas dënimit të ri: Më ndalojnë të bëj ushtrime për dy javë, sepse fola me mediat
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me tone të ashpra pas një dënimi të ri disiplinor në burgun “Jordan Misja”, ku po mbahet në paraburgim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta bën me dije se është njoftuar për ndalimin e të drejtës për të kryer ushtrime fizike në ambientet e përbashkëta për një periudhë prej 14 ditësh. Sipas tij, vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i institucionit, me argumentin se ka komunikuar me mediat pa marrë leje të posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Por Meta e hedh poshtë këtë arsyetim, duke e quajtur të...