Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Meta i dërgon letër të hapur Arben Ahmetajt, i tregon si u rrëmbye nga “kapuçonët maskëzinj”
Në këtë letër të gjatë dhe të mbushur me ironi, Ilir Meta iu drejtua publikisht Arben Ahmetajt, ish-bashkëpunëtorit të afërt dhe një prej figurave më të përfolura në dosjen e inceneratorëve. Nga qelia e paraburgimit në 313, Meta rrëfen me detaje ngjarjen e arrestimit, kushtet e burgut, marrëdhënien me autoritetet dhe “tregun” e rregullave që ndryshojnë sipas rastit. Letër e hapur drejtuar Z. Arben Ahmetaj I dashur Beni, Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh shëndoshë e mirë në këto kohë interesante që po jetojmë! Të falat e fundit t’i kam përcjellë...