Meta dyshohet se favorizoi Bolsonaron në Brazil, gjykata urdhëron trajtim të barabartë për kandidatët
Punonjës të Meta-s kanë pranuar në komunikime të brendshme se llogaritë në Instagram të presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva janë prekur nga kufizimet gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë, platforma dyshohet se ka rekomanduar profilin e rivalit të tij, senatorit Flávio Bolsonaro, si dhe kanalin e tij në WhatsApp. Kompania mohon çdo ndërhyrje politike. Sipas një raportimi të publikuar të premten nga gazeta braziliane Folha de S.Paulo, mesazhet e brendshme të shqyrtuara nga gazeta tregojnë se punonjës të Meta-s kanë diskutuar ndikimin e kufizimeve në llogaritë e presidentit Lula gjatë zgjedhjeve. Raporti ka rikthyer në vëmendje debatet mbi rolin e platformave sociale në proceset zgjedhore, veçanërisht për ndikimin që algoritmet mund të kenë në shpërndarjen e përmbajtjeve politike. Meta, kompania që zotëron Instagram-in, Facebook-un dhe...
Burimi:
javanews.al