Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mësues për Shqipërinë 2025, Rama: Aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania në datat 2-16 qershor
👁7694
Më 2 qershor hapen aplikimet në platformën “Mësues për Shqipërinë” 2025. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, teksa thekson se aplikimet do zgjasin deri më 16 qershor. Ata që kanë dhënë provimin e licensës në maj 2025 ose janë në process të licensimit, afati i aplikimit është nga data 13-23 qershor. “Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025. Nga 2 deri më 16 qershor 2025, hapen aplikimet në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor”, njofton kryeministri.