Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit indian ku kishin humbur jetën 260 persona
Raporti paraprak për aksidentin ajror të Air India, ku muajin e kaluar humbën jetën 260 persona, ka treguar se tre sekonda pas ngritjes nga pista, çelësat për furnizimin me karburant të motorëve janë kaluar pothuajse në të njëjtën kohë nga pozicioni “i ndezur” në “i fikur”, duke ndërprerë furnizimin me karburant të motorëve. Aeroplani Boeing 787 Dreamliner menjëherë filloi të humbiste lartësi, thuhet në raportin e publikuar nga hetuesit indianë të aksidenteve ajrore. Në incizimet e kabinës së pilotëve dëgjohet njëri prej tyre duke pyetur tjetrin pse i ka fikur motorët, ndërsa tjetri përgjigjet se nuk e ka bërë një...