Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!
Dom Mikel Pllumaj, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në vend. Duke folur për protestat dhe përplasjet mes palëve, famullitari i Shkodrës ka thënë se shqiptarët nuk duhet të vriten me njëri- tjetrin, ndërsa ka apeluar palët që të lëshojnë ndaj kërkesave të njëra- tjetrës. “Provoni të imagjinoni çfarë ka ndodhur këto katër apo pesë ditët e fundit. Nuk është mirë. As për njërën palë, as për tjetrën palë, as për rininë, as për policinë, bij të të njëjtit vend, që derdhin gjakun e njëri-tjetrit, që duan t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Pse përfundon njeriu në këtë gjendje? Duket se ne shqiptarët nuk kemi fare shpirt për njëri-tjetrin. Edhe ata bij që e kanë drejtuar këtë vend prej kaq vitesh janë bijtë tanë, të të...
Burimi:
javanews.al