Mesazhi i presidentes Shiroka Pula për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Mesazhi i presidentes Shiroka Pula për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën, më 25 tetor. Përmes një mesazhi drejtuar kësaj pjese të komunitetit shqiptar, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përcjell KultPlus. Ajo ka vënë në pah rëndësinë e bashkimit në përfaqësimin politik, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të mbështesin një përfaqësim sa më të fuqishëm në Parlamentin e Serbisë. Sipas presidentes, pjesëmarrja në votime është një kontribut i drejtpërdrejtë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe për...