El País shkruan për Rina Lipën, motrën e Dua Lipës që synon karrierë të pavarur në aktrim
E njohur për publikun edhe si motra e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Rina Lipa po përpiqet të ndërtojë identitetin e saj në botën e artit, duke e orientuar karrierën drejt aktrimit dhe modës. Rrugëtimi i saj është vënë në fokus edhe nga gazeta spanjolle El País, e cila i ka kushtuar një profil ambicieve dhe angazhimeve të saj artistike. Rina Lipa, emri i plotë i së cilës është Anne Rina Lipa, është 25 vjeçe dhe ka lindur në Londër. Me prejardhje shqiptaro-kosovare, ajo ka ndjekur studimet për Arte Dramatike dhe Teatrale në universitetin Goldsmiths, ku është diplomuar në vitin 2023. Interesimi i saj për artin skenik ka nisur shumë më herët, ndërsa baletin e ka ushtruar që në moshën 11-vjeçare dhe është trajnuar...
Burimi:
kultplus.com