Céline Dion falënderon fansat dhe ekipin që e ndihmoi të rikthehej në skenë

Céline Dion falënderon fansat dhe ekipin që e ndihmoi të rikthehej në skenë

Këngëtarja e njohur kanadeze, Céline Dion, ka ndarë një mesazh emocional me rastin e festës së Falënderimeve (Thanksgiving), duke shprehur mirënjohjen për familjen, fansat dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës së vështirë shëndetësore dhe bënë të mundur rikthimin e saj në skenë këtë vit. Përmes një postimi në Instagram, artistja falënderoi ekipin e saj mjekësor, bashkëpunëtorët dhe të gjithë personat që punuan prapa skenave për realizimin e rikthimit të saj, duke vlerësuar gjithashtu përkrahjen e vazhdueshme të publikut. “Ky Thanksgiving, zemra ime është e mbushur me mirënjohje. Për dashurinë e familjes sime, mbështetjen e palëkundur të fansave dhe dhuratën e jashtëzakonshme të rikthimit në skenë këtë vit. Jam mirënjohëse përtej fjalëve”, ka shkruar Dion, transmeton KultPlus. Ajo theksoi se rikthimi pas sfidave...