Dosja ‘Veliaj’/ GJKKO dënon Elman Abule me 4 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar- Ja sa morën të tjerët

Dosja ‘Veliaj’/ GJKKO dënon Elman Abule me 4 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar- Ja sa morën të tjerët

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të enjte​, vendimin për disa nga të pandehurit, në dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u nda për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. GJKKO ka dënuar biznesmenin Elman Abule me 7 vite burg, dënim i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg. Abule akuzohet për pastrim parash, ndërsa sipas SPAK, përmes kompanisë së tij “Rametal” janë qarkulluar para drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën. Ndërkohë, shoqëria “Rametal” SHPK është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, shumë e cila, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 12 milionë lekë. Gjoba duhet të paguhet brenda një afati prej 6 muajsh....