Mes moshës 50 dhe 75 vjeç, truri përballet me një transformim të rëndësishëm
Një ndryshim në qelizat imunitare mund ta bëjë trurin e moshës së avancuar më të cenueshëm ndaj Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës. Një sërë transformimesh të heshtura që truri i njeriut pëson midis moshës 50 dhe 75 vjeç mund të ndihmojnë në shpjegimin se përse plakja është një faktor që rrit ndjeshëm rrezikun për Alzheimerin dhe sëmundje të tjera neurodegjenerative. Këto ndryshime janë evidentuar nga një studim i publikuar në revistën shkencore Science, i cili ka analizuar mënyrën se si ndryshon rregullimi i gjeneve me kalimin e moshës. Ky proces lidhet me aktivizimin ose çaktivizimin e gjeneve të caktuara sipas nevojave të organizmit dhe luan rol të rëndësishëm në diferencimin qelizor. Studimi është përqendruar tek qelizat e hipokampusit, një strukturë e trurit që...
Burimi:
syri.net