Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Më 19 maj të këtij viti, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ndërroi jetë. I vëllai i Florës tha se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidri, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar. Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, kishte vijuar të tërhiqej. Kjo gjë u konstatua kur e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar....