Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë, shkaqet ende të paqarta
Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në tunelin e Skërficës. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit në autobus nuk dihen. Për këtë do të pritet rezultati i hetimit.