Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merkel në Athinë pas 15 vitesh: Kriza greke ishte dramatike, por e domosdoshme
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është rikthyer në Greqi 15 vite pas krizës financiare që gjunjëzoi vendin dhe kërcënoi stabilitetin e eurozonës. Në Athinë, gjatë prezantimit të librit të saj “Liria”, Merkel mbrojti vendimet e marra në kohën e krizës, duke i cilësuar si të domosdoshme dhe të bazuara në nevojën për stabilitet fiskal. “Shpesh u perceptova si ‘gruaja e keqe’ që nuk donte të jepte para”, u shpreh ajo, duke kujtuar një bisedë me ish-kryeministrin George Papandreou, i cili sipas saj, nuk kërkoi ndihmë specifike. Merkel tha se përballë rrezikut të kolapsit financiar në vitin 2010, u detyrua të aktivizonte “klauzolën e mos-shpëtimit...