Merkatoja e Milanit, e lidhur me Premier League. Hojlund pret sinjal, për Musah del pistë angleze

Merkatoja e Milanit, e lidhur me Premier League. Hojlund pret sinjal, për Musah del pistë angleze

Merkatoja e Milanit, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, është ngushtësisht e lidhur me lëvizjet e klubeve të Premier League. Në fakt, afrimi i Hojlund është bërë pak më i mundshëm pas transferimit të Sesko te Manchester United, por ndërkohë dy klube angleze kanë vendosur në shënjestër lojtarë kuqezi; Malick Thiaw dhe Yunus Musah. Ky i fundit është në radarin e Nottingham Forest. Për të dy, drejtori sportiv Igli Tare nuk pranon oferta nën 30 milionë euro. Për mbrojtësin gjerman, Newcastle mund ta rrisë së shpejti ofertën deri në 36 milionë euro. Për Musah, situata është ende në fazë fillestare. Nottingham, që po negocion me Juventusin për Douglas Luiz, e ka vlerësuar seriozisht ish-lojtarin e Valencias. Nuk priten probleme të mëdha mes klubeve për të...