“Memorandumi i Kuçit”, reagon Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën, plane krejtësisht qesharake

“Memorandumi i Kuçit”, reagon Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën, plane krejtësisht qesharake

Sali Berisha i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama, i cili së fundmi bëri dhe “memorandumin e Kuçit”, ku parashikoi fitoren e tij. Kryedemokrati u shpreh në konferencën për mediat se Rama po kalon ditët e fundit në zyrën e kryeministrit, ndërsa planet e tij janë qesharake. “Planet e Edi Ramës janë plane krejtësisht qesharake. Edi Rama është në ditët e fundit në atë zyrë dhe i them që shqiptarët ta kanë prerë biletën, mezi të pret McGonigal, me të cilin je i lidhur si siamez në shtyllë vertebrore me të”, tha Berisha.
Burimi: Javanews.al