Meloni në Shtëpinë e Bardhë, Trump: 100% i sigurt për një marrëveshje tarifore me BE

Meloni në Shtëpinë e Bardhë, Trump: 100% i sigurt për një marrëveshje tarifore me BE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, teksa të dy udhëheqësit thanë se janë optimistë se bisedimet e tyre do të çojnë në një marrëveshje tregtare SHBA-Itali. Donald Trump, duke mirëpritur kryeministren italiane Giorgia Meloni, tha se ishte “100 për qind i sigurt” se do të kishte një marrëveshje për tarifat me Bashkimin Evropian. Meloni, nga ana e saj, ra dakord, duke i quajtur Shtetet e Bashkuara një “partner të besueshëm”. “Unë mendoj se ajo është një kryeministre e shkëlqyer. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike”, tha Donald...
Burimi: Javanews.al