Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit mund të sjellë pasoja

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit mund të sjellë pasoja

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë pasoja të padëshiruara dhe të dëmtojë procesin e paqes. “Jam shumë pro shtetit të Palestinës, por nuk jam dakord që ai të njihet përpara se të jetë themeluar,” tha Meloni për të përditshmen italiane La Repubblica.“Nëse diçka që nuk ekziston njihet në letër, mund të krijohet përshtypja se problemi është zgjidhur, ndërkohë që nuk është,” shtoi ajo. Deklarata vjen në një moment tensioni në rritje ndërkombëtar pas vendimit të Francës për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme...