Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen e Schengenit

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen e Schengenit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kërkuar forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një kusht të domosdoshëm për funksionimin dhe ruajtjen e zonës Schengen. Gjatë një konference të përbashkët për media në Romë me kryeministrin belg, Bart De Wever, Meloni tha se menaxhimi i migracionit kërkon një bashkëpunim më të madh mes vendeve anëtare, veçanërisht në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm. Sipas agjencisë italiane ANSA, dy liderët diskutuan për flukset migratore dhe sfidat me të cilat po përballet Evropa. Meloni theksoi se krizat e fundit kanë nxjerrë në pah nevojën që Bashkimi Evropian të jetë më i koordinuar dhe më efikas në reagimin ndaj çështjeve të migracionit dhe azilit. Kryeministrja italiane kërkoi...