Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Meloditë e Mesdheut” në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit
Një mbrëmje magjike pritet të jetë ajo e 5 gushtit, kur në Amfiteatrin Antik të Durrësit do të zhvillohet koncerti “Meloditë e Mesdheut”. Sopranoja e mirënjohur, Inva Mula, prezantoi në rrjetet sociale, këtë aktivitet si një udhëtim muzikor i ndjeshëm dhe i fuqishëm, që vjen në një skenë historike. Koncerti ka në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut. Koncerti “Meloditë e Mesdheut” do të sjellin në skenën e lashtë, duon Ekland & Redi Hasa, si dhe Korin e Fëmijëve “Okarina” të cilët vijnë nga Prishtina e që do t’i japin kësaj performance një atmosferë magjike....