Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Meloditë e Mesdheut”/ Historia dhe muzika e Inva Mulës u bashkuan në Amfiteatrin antik të Durrësit
Koncerti “Meloditë e Mesdheut”, i realizuar nga sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, solli një mbrëmje të veçantë në Amfiteatrin antik të Durrësit, ku muzika dhe historia u bashkuan në një skenë magjike. Për herë të parë, Inva Mula interpretoi në këtë monument të Antikitetit, duke sjellë një repertor të zgjedhur për publikun durrsak dhe pushuesit e shumtë vendas e të huaj që ndoqën koncertin. Artistja u shoqërua nga instrumentistët e mirënjohur Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe nga kori i fëmijëve “Okarina”. Publiku, që mbushte arenën dhe shkallaret e Amfiteatrit si rrallëherë, përjetoi një udhëtim muzikor përgjatë brigjeve të Mesdheut, përmes tingujve që sollën frymën e përbashkët kulturore të rajonit. “Meloditë e Mesdheut” gjallëruan bukur artistikisht netët durrsake të...