Melina Mercouri, aktorja që u bë një nga figurat e rëndësishme të politikës greke

Melina Mercouri, aktorja që u bë një nga figurat e rëndësishme të politikës greke

Më 18 tetor 1920 lindi në Athinë Melina Mercouri, aktorja, këngëtarja dhe politikania greke, e cila u shqua si në botën e artit, ashtu edhe në jetën politike të vendit të saj. Karrierën artistike e nisi në teatër, ndërsa njohjen ndërkombëtare e fitoi me filmin “Kurrë të dielën” (Never on Sunday), të vitit 1960. Për interpretimin e saj në këtë film, Mercouri fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe u nominua për çmimin Oscar. Ajo u dallua gjithashtu si këngëtare, ndërsa kënga “Ta Pedia tou Pirea”, pjesë e filmit, u bë e njohur në mbarë botën. Gjatë diktaturës ushtarake në Greqi, nga viti 1967 deri më 1974, Mercouri jetoi në Francë dhe kundërshtoi publikisht regjimin. Për shkak të...