
Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet
👁8011
Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët. Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të promovuar brendin e saj. E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi me fëmijët e saj, por nuk u zbuloi portretin. Meghan e cila është bashkëshortja e Princit Harry është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve. Megjithatë, një detaj që vërehet tek vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre. “Çdo ditë është një histori dashurie”, thuhet në përshkrimin e postimit.
Burimi:
Vizionplus.tv