Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn
Noizy, u ndalua në aeroportin e Zvicrës të shtunën me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Media zviceriane “Watson.ch”, shkruan se për Noizyn është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit, por pa dhënë më tepër detaje mbi çështjen për të cilën reperi akuzohet. Në artikull theksohet se ndaj këngëtarit shqiptarit rëndojnë disa vepra penale dhe se ndaj tij po kryhen një sërë procedurash. Noziy ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë ku ishte nisur për të performuar në një prej klubeve vendase, ndërsa ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër,...