Mediat e huaja shkruajnë për Dua Lipan në dasmën shqiptare në Kosovë
Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje fundjavës së Dua Lipës në Kosovë, ku këngëtarja mori pjesë në dasmën e kushëririt të saj, And Gjakova, me Rozafa Kelmendin. Dua ndau në Instagram disa momente nga festa, të cilën e përshkroi si një “dasëm të madhe shqiptare”, duke sjellë për ndjekësit e saj pamje nga atmosfera familjare dhe tradicionale. Në qendër të vëmendjes ishte një video ku këngëtarja shihet duke vallëzuar së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipën. Në një prej momenteve, Dua vallëzon duke mbajtur një gotë mbi kokë, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje dhe brohoritje. “Mbretëresha jonë shqiptare”, ishte një prej komenteve të fansave, ndërsa Dukagjini me humor shkroi: “Unë ende jam duke vallëzuar”. Këngëtarja publikoi gjithashtu fotografi me familjarët e...
Burimi:
kultplus.com