Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Media zvicerane: Noizy akuzohet për disa vepra penale, Edi Rama performoi në skenë me të gjatë fushatës
Të shtunën, në aeroportin e Cyrihut, u arrestua reperi shqiptar Noizy. Sipas portalit të njohur zviceran ‘Watson’ ai akuzohet për disa vepra penale. Prokuroria ka kërkuar vendosjen e paraburgimit Policia kantonale e Cyrihut arrestoi të shtunën në aeroport reperin shqiptar Noizy. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë, sipas deklaratës së policisë kantonale të hënën. Nuk u dhanë më shumë detaje. Të martën, prokuroria sqaroi se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale dhe ndaj tij po zhvillohet një procedurë penale. Për shkak të hetimeve në vazhdim, nuk jepen informacione të mëtejshme. Prokuroria ka kërkuar...