Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Media gjermane: Nacionalizmi serbomadh ka pushtuar protestat studentore në Serbi
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), në një artikull të gazetarit Michael Martens, vlerëson se protestat studentore në Serbi kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit janë gjithnjë e më shumë të dominuara nga nacionalizmi serbomadh, një zhvillim që cilësohet si shqetësues për të gjithë Ballkanin.Në një artikull me titull: “Eshtrat, paraardhësit, atdheu”, FAZ thotë se nacionalizmi serbomadh ka pushtuar protestat studentore në Serbi. Kulmi i fundit i protestave që kanë vazhduar prej muajsh kundër sundimit të autokratit Aleksandar Vuçiç, më 28 qershor tërhoqi vëmendjen edhe jashtë vendit, shkruan FAZ.“Rreth 140,000 njerëz në Beograd kërkuan zgjedhje të reja. Megjithatë, ky numër nuk...