Media amerikane “TheStreet”: Shqipëria në hartën e tendencave të reja turistike për vitin 2027
Shqipëria po fiton vëmendjen e turistëve të huaj, si një destinacion miqësor me buxhetin, falë kostos më të ulët të udhëtimit në vitin 2027, shkruan media amerikane e biznesit dhe financave “TheStreet”. Sipas raportit vjetor të tendencave të udhëtimit për vitin 2027, të publikuar nga platforma e rezervimeve “Skyscanner”, Tirana është ndër qytetet që po tërheqin turistë që zgjedhin destinacionet e tyre bazuar në kursin e këmbimit të valutave. Raporti e përfshin këtë prirje te turizmi i orientuar nga kursi i këmbimit, ku turistët zgjedhin vende, ku paratë e tyre mund të shpenzohen më gjatë dhe të mbulojnë më shumë shërbime. Sipas një ankete me 28 000 turistë, 41% e të anketuarve thanë se kishin ndryshuar destinacionin për të përfituar nga një kurs më i...
Burimi:
kultplus.com