“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën
Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran ka kërkuar falje ndaj fansave pas një jave të vështirë për turneun e tij, që u përfshi në një polemikë lidhur me deklaratat pro-Palestinës të reperit amerikan Macklemore. Macklemore ishte pjesë e artistëve që do të performonin para Sheeran gjatë turneut, por u hoq nga lista pas deklaratave të tij në mbështetje të Palestinës gjatë një koncerti në New Jersey. Pas largimit të Macklemore, edhe artistë të tjerë që ishin pjesë e turneut vendosën të mos vazhdonin më. Mes tyre ishin këngëtari irlandez Aaron Rowe, muzikanti Finneas, vëllai i Billie Eilish, si dhe këngëtari danez Lukas Graham. Për shkak të largimit të tyre, Sheeran u detyrua të performonte i vetëm në koncertin në stadiumin Lincoln Financial Field në Filadelfia...
Burimi:
javanews.al