MË SJELL NJË CV/ Sara Mila për kërkesat për punë: Kjo është një ngjizje që nuk hiqet
Deputetja socialiste Sara Mila ka folur lidhur mbi ndërhyrjet apo rolin e deputetit si “sekser” në zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve. Mila sqaroi se komunikimi i deputetëve me qytetarët që kërkojnë punë është një traditë e hershme, por nënvizoi se rolet dhe kufijtë janë të qartë. Sipas saj, deputeti nuk ndërhyn në proceset e përzgjedhjes, por thjesht mundëson që aplikimet e qytetarëve të bëhen pjesë e sistemeve zyrtare. Mila theksoi se teknologjia dhe portalet e ngritura në institucione të ndryshme shmangin ndikimin njerëzor në përzgjedhjen e kandidatëve. “Ajo tani që biem në kundërshtim me njëri-tjetrin është pa diskutim te kjo çështja e sekserit. Patjetër që ka qytetarë edhe tek ajo dëgjesa që unë bëra të premten dhe që do bëhej edhe të premtet e tjera....
Burimi:
ntv.al