Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin ‘Booking’

Më shumë se 10.000 hotele në Evropë padisin ‘Booking’

FOTO ILUSTRUESE EUROPË-Më shumë se 10.000 hotele në Evropë i janë bashkuar një padie kolektive kundër platformës së rezervimeve online “Booking”, duke argumentuar se kompania për vite me radhë ka kufizuar mundësinë e hotelierive për të ofruar çmime më të ulëta për shërbimet e tyre në kanale të tjera shitjeje. Padia, që pritet të jetë një nga më të mëdhatë e ngritura ndonjëherë në sektorin evropian të mikpritjes, mbështetet gjithashtu nga 30 shoqata kombëtare hoteliere, përfshirë atë britanike, shkruan The Guardian. "Hotelieritë evropianë kanë vuajtur për vite me radhë nga kushtet e padrejta dhe kostot e tepërta. Tani është momenti të luftojmë së bashku për kompensim", tha Aleksandros Vasilikos, kryetar i Shoqatës Evropiane të Industrisë Hoteliere “Hotrek”, e cila ka ngritur padinë kolektive. Pretendohet se...