Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Qeveria ka miratuar një vendim për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet programeve buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për vitin 2026, duke kaluar më shumë burime financiare drejt sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Vendimi u mor me propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës, ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjin për buxhetin e vitit 2026. Sipas vendimit, ndryshimi buxhetor është realizuar përmes pakësimit të tavanit të shpenzimeve korrente në katër programe të tjera të ministrisë: Transporti hekurudhor pakësohet me 9,000,000 lekë; mbështetje për burimet natyrore pakësohet me 10,082,000 lekë; mbështetje për energjinë: pakësohet me 12,300,000 lekë; transporti detar: pakësohet me 18,655,000 lekë. Të gjitha fondet e liruara nga këto katër programe, në një vlerë...