Me shpejtësi të lartë dhe me drogë kaloi para patrullave të policisë/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, gjatë arratisjes u aksidentua për vdekje

Me shpejtësi të lartë dhe me drogë kaloi para patrullave të policisë/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, gjatë arratisjes u aksidentua për vdekje

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti arratisej policisë italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Nettuno, afër Romës. Sipas hetimeve të para, rreth orës 20:30 dy makina kaluan me shpejtësi të madhe para dy patrullave të policisë. Agjentët nisën menjëherë ndjekjen e automjetit të parë, i cili u ndalua pak pas kësaj dhe kishte brenda një 26-vjeçar italian. Patrulla tjetër ndoqi makinën e dytë, një Fiat Cinquecento, e cila vazhdoi të ikte deri sa hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt. Në këtë moment, një pluhur i madh u ngrit...
Burimi: Syri.net